Prezenca e gardianit të Gjermanisë Manuel Nojer, në Botërorin e Rusisë ishte në dyshim deri pak javë më parë, pasi ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë, duke u detyruar të qëndrojë për disa muaj larg fushave të blerta.
Megjithëse Nojer ka munguar për shumë muaj, kjo gjë nuk e ka penguar atë për të qenë sërish portier i parë i Gjermanisë në Botëror, duke lënë në stol Ter Stegenin e Barcelonës, i cili ka zhvilluar një sezon fantastik.
Kjo zgjedhje, në fakt e ka mërzitur gardianin e Barcelonës, i cili është shprehur i zhgënjyer nga Joakim Lëv, ndërkohë që Nojer thotë se nuk e kupton arsyen se pse duhet të mërzitet Ter Stegeni.
“Unë me Andrenë (Ter Stegen) kemi folur dhe kemi bërë shaka në stërvitje dhe nuk kemi pasur asnjë hatër mbetje me njëri-tjetrin. Nuk e kuptoj këtë gjendje të tij. Është e vërtetë që të gjithë duam të luajmë në Botëror, por në këtë situatë vendos trajneri edhe pse ai ka bërë një sezon të madh me Barcelonën.
Ai s’duhet të mërzitet, pasi mbetet një pjesë e rëndësishme e Gjermanisë”, u shpreh Nojer për “La Gazzetta dello Sport”./Vipsport.al/