Kryesore

Rikthimi i reshjeve, ARRSH: Ja ku duhet të bëni kujdes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:37 - 31/01/19 |
mapo.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi bën me dije se nga situata e reshjeve të dëborës kanë nisur dhe problemet e para në rrugë. Në një njoftim në mediat sociale bën me dije se të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri, pasi sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin. Sipas ARRSH në disa akse rrugore është e nevojshme përdorimi i zinxhirëve.






NJOFTIMI I PLOTË


Njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit





Të gjithë kontraktorët kanë qenë dhe janë në gatishmëri, sepse sipas parashikimit të situatës meteorologjike sot priten reshje në të gjithë vendin.



Në Rajonin Jugor Gjirokastër:



Në Qarkun e Korçës, rreth orës 4 të mëngjesit kanë filluar reshje bore me intensitet. Trashësia e borës shkon 5-15 cm. Po punohet pa ndërprerje nga kontraktorët e mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Vetëm në pjesën fundore të rrugës Erind-Çajup, rreth 5 km, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Lexo edhe :  Mbyllet tuneli i Krrabës gjatë natës për 30 ditë, ARRSH zbulon arsyen

Në Qarkun e Korçës qarkullohet me zinxhir në:

K/Boboshticë-Dardhë
Voskop-Voskopojë
Qafë Qarri-Ersekë, zona e Qafës së Qarrit

Në Rajonin Qendror Tiranë:
Ka reshje shiu në të gjithë Rajonin. Në lartësi ka pasur reshje bore, si në Sarisalltik, Qafë Priskë, Gjinar, Steblevë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në pjesën fundore të rrugës Krujë-Sarisalltik.

Në Rajonin Verior Shkodër:
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë rajonin dhe në lartësi ka pasur reshje bore. Kontraktorët kanë vazhduar punën për pastrimin e akseve dhe po mbajnë në monitorim të vazhdueshëm segmentet ku ka prezencë ngricash.

Qarkullohet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në rrugët:
Qafë Dragalicë-Klenjë-Steblevë, 15-17 km.
Kryqëzim Domaj-Draj Reç
Trebisht-Doganë

Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë orëve te para te mëngjesit dhe gjatë natës për shkak të lagështisë në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas