Aktualitet

‘Rimbursim 5% të vlerës së shpenzimeve’ – Kryemadhi shpjegon programin e LSI-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:54 - 26/02/21 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bën me dije se programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të sjellë më shumë të ardhura në xhepat e qytetarëve.





Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryemadhi shprehet se sa më i lartë shpenzimi aq më i lartë është edhe vlera e kthimit.


“Edhe ata që sot e kanë një punë, pothuajse të gjithë pagën e tyre e çojnë për ushqime, veshje dhe shërbime. Të ardhurat janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e lartë të jetesës.




Ne e dimë se qytetarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, ndaj me programin e LSI-së për rimbursimin 5% të vlerës së shpenzimeve, përjashtuar ato në entet publike, ndërsa formalizojmë së bashku ekonominë, sjellim më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve. Sa më i lartë shpenzimi, aq më e lartë vlera e kthimit”, shkruan Kryemadhi bashkangjitur videos së publikuar.

Lexo edhe :  Meta, Rama dhe Basha urojnë myslimanët për muajin e shenjtë të Ramazanit


1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas