Aktualitet

Rimerrni të drejtat tuaja!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:10 - 24/05/20 |
Nga Oerd Bylykbashi

Që nga e diela sotme e Fitër Bajramit, “gjendja e ‎fatkeqësisë natyrore” dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë ANTIKUSHTETUESE. Mbajtja e këtyre masave përtej 23 majit nuk ka vlerë kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore më shumë se një muaj pa një vendim të ri.


Kufizimi i LIRISË SË LËVIZJES së shqiptarëve dhe të gjitha lirive të tjera nga Kryeministri Rama, që nga dita e sotme 24 maj, ‎e në vazhdim është antikushtetues.


Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore me 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli ‎deri më 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive.


Kjo është arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhënia e qeverisë dhe jo tekat e Ramës në 22.00 të natës në Facebook. Parlamenti ka detyrimin që t’ju mbrojë të drejtat nga qeveria por harrojeni që ky Parlament si shtupë lecke në duart e Edi Ramës t’ju mbrojë.


Statistikat e Covid 19 nuk justifikojnë rrëmbimin dhe dhunimin e të drejtave tuaja nga Edi Rama.
Qytetarë, refuzoni që “distancimi ‎social” i neuroneve të Kryeministrit dhe pamundësia e tyre për t’u takuar me njëri-tjetrin në mendime logjike e racionale në interesin tuaj, të dhunojë LIRINË TUAJ TË LËVIZJES‎! Rimerrni të drejtat dhe liritë tuaja!

Image may contain: text

Image may contain: text


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas