Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë në zonën e Rinasit, ku dy autovetura njëra tip fiat dhe tjetra tip Audi u përplasën kokë më kokë me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spital ku po marrin dhe ndihmën e parë mjekësore.
Shkak i aksidentit mësohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet. Policia ka mbërritur menjëher në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Ky aks rrugor konsiderohet mjaft problematik për shkak se rruga është tepër e ngushtë dhe qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm në një korsi.