Policia e Rinasit ka sekuestruar 26 mijë dollarë mbrëmjen e djeshme në Aeroportin e Rinasit. Shuma e konsiderueshme ishte futur mes rrobave në valixhen e një shtetasi turk. Kanë qënë dy persona të cilët tenuan ti nxirrini paratë jashtë Shqipërisë në mënyrë ilegale. Një sirian me inicialet F.E dhe një turk, me inicialet O.A. Dollarët sipas Policisë, ishin vendosur në mes të rrobave dhe valixhja kaloi në skaner, ku u pa shuma e parave të fshehura.
“Strukturat e Antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë, sekuestruan sasinë e dollarëve, të cilat ishin të padeklaruara. Këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendin tonë në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A. Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas, ku ju gjetën 26.300 dollarë . Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM”, – thotë Policia e Shtetit.