Aktualitet

“Rinasi” – Balluku sulmon kontrollorët dhe i kujton drejtësinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:35 - 07/04/21 |
mapo.al

Ministrja Belinda Balluku ka folur për mësymjen e Policisë Ushtarake dhe FNSH-së në Kullën e Kontrollit, ku kontrollorët ajrorë vijojnë grevën prej mëngjesit të sotëm.





Në një deklaratë për mediat, Balluku tha se Kulla e Kontrollit është marrë në dorë në këtë moment nga ushtria pasi sipas saj është ndërtesë e sigurisë së lartë, dhe në këtë ndërtesë do të kryejnë funksionet “kontrollorët që nuk janë tregtarë”.


Ajo i cilësoi grevistët masha të politikës që fatkeqësisht kanë marrë në dorë hapësirën ajrore, teksa nuk ngurroi t’i kujtonte drejtësinë.




Risjellim në vëmendje se fluturimet janë pezulluar, dhe kjo grevë e kontrollorëve ka sjellë përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta e ish-kryeministrit Sali Berisha.


Palët akuzojnë njëra-tjetrën për këtë situatë, ndërkohë që kontrollorët në një deklaratë për mediat, përmes avokatit përfaqësues, deklaruan se janë mobilizuar në grevë për reduktimin e pagës në 70% dhe pushimin prej pune të 5 kolegëve.


Fjala e Belinda Ballukut:

Më shumë para në kohë pandemie. Nëse nuk i plotësohet kushti. Në rast se nuk i ofrohen 4400 dollarë, atëherë kontrollorët marrin peng Republikën e Shqipërisë. E trajtojnë hapësirën ajrore si tokën e babait të vet. Sot ishte planifikuar një fluturim për të sjellë vaksinat në Shqipëri por nuk do të vijnë dot pasi kontrollorët nuk duan që ju të vaksinoheni. Ata që kanë vdekur jashtë vendit dhe duan të vijnë në vendin e vet për t’u varrosur, nuk do të vijnë dot. Trafiku ajror ka qenë në limite në vitin 2019. Kemi 57% rënie për shkak të pandemisë. Kompania nuk i ka rënë në qafë asnjëherë buxhetit të shtetit. Pagat e tyre janë të pakrahasueshme me administratën. Me 2490 dollarë paguhen kontrollorët e trafikut ajror.

Mbajnë jetën e njerëzve në përgjegjësi, ndërsa sot në mëngjes i vunë traun aeroportit. Nuk janë të gjithë kontrollorët tregtarë. Janë burra dhe gra të nderuara. Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika. Mjeshtrat e politikës kanë futur duart. Sot një çetë ka marrë dhe ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare. Vazhdojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës ata që kishin turnin e punës që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Por për këtë është dëshmitare e gjithë Shqipëria dhe askush nuk do ju ndihmojë dot para ligjit.

Për sa kohë është mbyllur aeroporti për shkak të veprimeve tuaja, e keni braktisur detyrën. Është e pavlefshme të qëndroni brenda ndërtesës. Dje m’u dorëzuan 31 fletë që janë të shkuara po njësoj që nuk merrni 4400 dollarë për 17 ditë punë, për 28+7 ditë pushim, 205 ditë punë në vit. Të gjithë qytetarët dinë t’i bëjnë shumë mirë llogaritë. Ata e kuptojnë nëse keni aplikuar për borxh tek të afërmit. Nga ky moment për sigurinë e  Republikës së Shqipërisë, për shkak të detyrimeve te partnerët tanë dhe duke qenë se kontrollorët e trafikut ajror që kanë  nënshkruar kontrata për hapësirën shqiptare, kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Për këtë arsye një ndërtesë e sigurisë së lartë nuk mund të qëndrojë më në duart e tyre. Të gjithë ata që nuk kryejnë funksione, do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. I bëj thirrje të gjithëve të flasim dhe të diskutojmë…

LEXO EDHE:

Greva e kontrollorëve – Ushtria dhe FNSH mësyn në zyrat e Albcontrol

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas