Sunday, October 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

‘Rinasi’: ‘Daja’ nuk flet, ja ku u fiksua ndalesa e fundit e eurove

by mapo.al
28/04/2019
in Kronika, Kryesore
0

Ragip Hajdini, i arrestuari i gjashtë i grabitjes së Rinasit më 9 prill 2019, i njohur me pseudonimin “Daja”, është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Burime bëjnë të ditur për ABC News se kosovari nuk ka pranuar që të flasë para oficerëve të policisë dhe ka qëndruar i heshtur. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia ranë në gjurmët e tij pasi bashkëpunëtori i drejtësisë Alkond Bengasi rrëfeu se e kishte takuar “Dajën” së bashku me Admir Muratajn dhe një tjetër shtetas nga Kosova të njohur për grupin e hetimit si “Tani”.

Ragip Hajdini dyshohet të jetë personi që ka siguruar furgonin që u modifikua në Elbasan me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Gjithashtu sipas burimeve, kosovari së bashku me Admir Muratajn dyshohen që të jenë edhe ata që kanë iniciuar grabitjen.



Por edhe pse policia dhe prokuroria kanë zbërthyer thuajse të gjithë personat e përfshirë në sulmin brenda aeroportit të Rinasit, ende nuk ka asnjë gjurmë nga miliona eurot e grabitura. Vizion Plus mëson se trajektorja që ka përshkruar mjeti ku ndodheshin autorët bashkë me monedhat, është fiksuar deri në digën e rezervuarit të Tapizës.

Menjëherë pasi kryen grabitjen, autorët u larguan nga pista e Rinasit me furgonin me targa AA 248 KE. Por pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, ky furgon u braktis në afërsi të Urës së Tupit në pamundësi për tu djegur, ku u gjend i vrarë edhe organizatori Admir Murataj.

Më pas, kamerat e sigurisë së një servisi kanë zbuluar se furgoni i dytë me të cilin u lëvizën paratë, ishte tip benz me ngjyrë të bardhë, dhe me dy targa të ndryshme. Në pjesën e parë AA 082 AB dhe në pjesën e pasme AB 066 JC.

Nga pamjet rezulton se pikërisht ky furgon ka dalë në aksin Fushë Krujë-Tapizë, e pasi ka ecur në këtë drejtim, autorët janë kthyer majtas në një rrugë rurale. Më pas, itenerari që kanë ndjekur autorët kanë qenë varrezat në anën e sipërme të fshatit, e duke vijuar në rrugën që kalon në fundin e digës së rezervuarit të Tapizës. Por, pavarësisht kontrolleve të shumta të zhvilluara përgjatë 3 javëve, hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asgjë.

Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në 6, e disa të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe dy vëllezërit Klement e Eldi Çala.

Tags: eurotgrabitjaitinerariRagip HajdiniRinas

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Presidenti dhe Kryeministri mbërrijnë me avion privat në Berlin

Presidenti dhe Kryeministri mbërrijnë me avion privat në Berlin

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In