Aktualitet

Greva në Rinas/ Kontrollorët takojnë Ballukun: Nuk ka marrëveshje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 07/04/21 |
mapo.al

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me kontrollorët e AlbControl në Rinas pas pezullimit të punës të këtyre të fundit për një orë në shenjë proteste.





Mësohet se kontrollorët pasi pezulluan punën janë rikthyer në zyrat e tyre ku pritën Ballukun.


65 kontrollorët kishin disa kërkesa të cilat i negociojuan me ministren ndërkohë që prej mungesës sot në punë për rreth 30 minuta ndikuan drejtpërdrejt në vonesën e dy fluturimeve Athinë-Tiranë dhe Stamboll-Tiranë.




Mësohet se nuk ka pasur marrëveshje mes Ballukut dhe kontrollorëve, teksa mbledhja është pezulluar. Një nga kontrollorët thotë se Balluku ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka pasur edhe qeveria në 8 vitet e fundit.


“E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë’’– tha kontrollorja për mediat.


Kujtojmë që vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62%, ndërkohë që kontollorët kanë firmosur kontratën e paaftësisë në punë edhe për shkak të stresit ndaj pandemisë, por nuk është marrë parasysh nga drejtuesit.

Çfarë kërkojnë kontrollorët e kullës së kontrollit?
Kontrollorët e trafikut ajror, që varen nga Albcontrol, kompania me kapital shtetëror që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore shqiptare, po protestojnë prej disa ditësh. Protestat e tyre nisën pasi me datë 29.04.2020, nëpërmjet njoftimeve personale, Kontrolloret e Trafikut Ajror janë njoftuar se me vendimin numër 1, datë 24.04.2020 të Këshillit Mbikëqyrës së Shoqërisë Albcontrol Sh.A. është vendosur ulja e pagave të tyre dhe pezullimi i të drejtave të fituara me kontratën kolektive të punës.

“Pas një periudhe 11 mujore gjendemi në të njëjtën situatë dhe pa asnjë rrugëzgjidhje të parashikuar për të ardhmen e afërt. Situata e cila zgjat prej më shumë se 11 muajsh ka krijuar një gjendje të rrezikshme dhe nivel stresi shume te madh për kontrollorët e trafikut ajror. Rrezikshmëria lidhet me nivelin e stresit dhe lodhjes mendore e fizike që po mblidhet gradualisht mbi personat fizike të cilët ushtrojnë detyrat e kontrollorëve të trafikut ajror”, deklaronte Sindikata e Pavarur e Kontrollit të Trafikut Ajror (SPKTA), në një njoftim të pak ditëve më parë.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas