fbpx

Aktualitet

“Rinasi”/ Prokuroria përgenjështron emrat e grabitësve





               Publikuar në : 17:31 - 19/04/19 |
mapo.al

Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit kanë përgënjeshtuar informacionet që rrodhën sot në media për grabitjen e Rinasit.


“Lidhur me disa publikime në media ditën e sotme, për hetimet mbi grabitjen e datës 9 prill 2019 në Rinas, grupi i posaçëm hetimor deklaron se këto lajme janë të pavërteta dhe të pasakta.



Duke përfituar nga ky komunikim me mediat dhe publikun, gatantojmë qytetarët se Policia e Shtetit, Prokuroria dhe agjenci të tjera ligj zbatuese mbeten shumë të angazhuara për zbardhjen sa më të shpejtë të rrethanave të grabitjes, zbulimit të autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë”, thuhet në njoftim.


Gjatë ditës së sotme në të gjitha mediat, televizive apo online dolën informacione se janë identifikuar autorët e dyshuar të grabitjes së Rinasit. Konkretisht Klement Çala dhe Aleks Pepa. Pavarësisht përgenjeshtrimit, burimet thanë se Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e Klement Çales dhe Aleks Pepës.

Lexo edhe

Grabitja në Rinas, Aleks Pepa i dyshuari i tretë që kërkon Policia

Kush është “supergrabitësi” i dytë në Aeroportin e Rinasit, detajet


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas