Aktualitet

Rinasi/Pse Qeveria nuk flet për ICTS.A fshihet pas saj avokati i PS?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:18 - 11/04/19 |
ro ot

Siguria në aeroportin e Rinasit është kthyer në mollë sherri pas grabitjes spektakolare të së martës, ku bandidët arritën të grabisin në mes të ditës 10 milionë euro në avionin e linjës Tiranë-Vjenë.


Qeveria ka akuzuar kompaninë koncesionare kineze TIA, por nuk ka thënë asnjë fjalë për Autoritetin e Aviacionit Civil, një ent shtetëtor ky drejtohet nga Krislen Keri dhe që ka për detyrë monitorimin e sigurisë së aviacionit. (Lexo më shumë)Po kështu Qeveria nuk ka thënë asnjë fjalë për kompaninë e sigurisë të aeroportit, ICTS.


Kush qendron pas ICTS-së?


Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prenci deklaroi mbrëmë se ICTS vetëm emrin ka “kompani qipriote” pasi pronarët janë shqiptarë. Ai tha se pronari shqiptar i kësaj kompanie është mik i pilotit italian që ra në Divjakë, Riformato dhe e ka mbrojtur atë në gjyq. Sot Sali Berisha shkoi dhe më tej duke thënë se aksioner në këtë kompani është Eno Bushi, ish-avokat i PS-së. Ndërsa bashkëshortja e Eno Bushit, Joana Bushi është drejtore e shërbimeve pranë Agjensisë Nacionale të Transportit Ajror (ANTA). Ajo më heret ka punuar dhe me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.
Berisha risjell në kujtesë një status të tijin në 2 korrik 2016, pasi edhe atë kohë në pistën e avionëve në Rinas u grabitën miliona euro.

Sipas ish kryeministrit, heshtja aso kohe dhe tani e kryeministrit Edi Rama lidhet me faktin se administrator i ICTS, kompania që merret me sigurinë e aeroportit “Nënë Tereza” është njeri i afërt i tij. Madje edhe policia, pavarësisht arrestimeve të kryera aso kohe brenda personelit të ICTS, emrin e administratorit Eno Bushi nuk e ka përmendur në asnjë komunikatë të saj.


*Më poshtë ekstrakti i kompanisë ICTS në QKR


*Detyrat e Autoritetit të Aviacionit Civil publikuar në faqen e vet zyrtare


Etiketa: , , , ,

Pas