Aktualitet

“Rinasi” – Rama: Meta dhe Berisha llogari djallëzore, por të gabuara














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:47 - 08/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme gjatë takimit me ekipin e 25 prillit në Gjirokastër sërish tek situata në Rinas, ku prej dy ditësh u pezulluan fluturimet për shkak se kontrollorët e trafikut ajrorë u futën në grevë.





Rama i mëshoi akuzave kundrejt presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa i cilësoi organizatorë të “planit djallëzor”.


Por sipas tij Meta dhe Berisha “i kishin bërë hesapet gabim”; vaksinat anti-Covid që nuk mundën të mbërrinin dje, arritën pasditen e sotme në Aeroportin e Rinasit.




“E patë çfarë ndodhi dje? Një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit, qarkullimi ajror. Kontrollorët ajrorë nuk janë punonjës dosido që zëvendësohen dhe llogaritë ishin bërë në mënyrë shumë djallëzore. Koha për t’i zëvendësuar është disa javë dhe aq duheshin për të kthyer rrumpallën. Por i kishin bërë hesapet gabim. Vaksinat u vonuan për fat të keq, humbën një ditë. Sot vaksinat mbërritën dhe kaluan gjithë natën duke luftuar, të mos iknin në një drejtim tjetër. Kacafytja për të marrë vaksinat është botërore…”, – tha Rama.

Lexo edhe :  Flamur Noka: Rrëfimi i Fatmirit me COVID nxjerr blof rilindjen

1



Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas