Aktualitet

Rinasi/Si veproi banda, kush hyri në pistë dhe cilët ishin “ndihmës”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:43 - 23/04/19 |
ro ot

Hetimet për grabitjen e Rinasit kanë marrë një kthesë të fortë, kur një mekanik nga Elbasani pranoi të flasë për hetuesit dhe të japë të dhëna për autorët apo bashkëpunëtorët e grabitjes në Rinas. Ai është Alkond Bengasi. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua sot me dyer të mbyllura tek Krimet e Rënda, ndërsa besohet se prokuroria do kërkojë që ai të marrë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë”. Përpos tij në pranga kanë rënë edhe 4 persona të tjerë. Dy janë të dyshuar për pjesëmarrje aktive në grabitje, konkretisht, imami i vetëshpallur i Krujës, Oltian Veseli dhe kasapi nga Kruja, Elton Pikli. 32-vjeçari Pikli është kapur mbrëmë teksa tentonte të ikte, përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Dy personat e tjerë që mbahen në paraburgim kanë një rol më të zbehtë. Ata dyshohen për bashkëpunëtorë të bandës, dhe konkretisht, Renaldo Sula dhe Saimir Çela.
Pra deri më tani janë 5 persona në paraburgim për supergrabitjen e Rinasit, ku u morën rreth 10 milionë euro. (ndërsa shifra zyrtare 5.8 mln euro)


Por, personat më të rëndësishëm të kësaj grabitje ende nuk janë kapur. Gjithsesi grupi hetimor i ka identifikuar ata. I pari është një emër i njohur: i dyshuar për disa grabitje, Klemet Çala, është arratisur nga burgu grek bashkë me Admir Muratajn. Çala vazhdon të jetë në arrati prej disa vitesh edhe pse kërkohet në dy shtete. Mes pesonave të shpallur në kërkim është edhe Talo Çela nga Elbasani. Ai dyshohet si pjesmarrës direkt në grabitje (personi i fotografuar përkrah Admir Muratajt).


Më poshtë gjeni të plotë emrat e personave të shpallur në kërkim, dhe rolin e gjithësecilit, përfshirë një ish-punonjës policie.


(Cala)


Të shpallur në kërkim:
Klement Çala- nga Elbasani, i shpallur në kërkim, i dyshuar si autor direkt që ka hyrë në pistë gjatë grabitjes.

Talo Çela- nga Elbasani, i shpallur në kërkim, dyshohet si pjesëmarrës direkt në grabitje.

Eldi Çala- vëllai i Klementit, i shpallur në kërkim. Ka ndihmuar me gjetjen e mjeteve, makinave, armëve, etj. Kishte marrë me qira servisin ku është bërë modifikimi i furgonit.

Marenglen Hoxha- ish-punonjës policie, i shpallur në kërkim, dyshohet se ka vëzhguar lëvizjet e blindave.

Aleks Pepa- i shpallur në kërkim, dyshohet për rol në organizimin e grabitjes. Nuk dihet nëse ishte në pistë.

Të arrestuar

Alkond Bengasi- 34 vjeç, i arrestuar në Elbasan. Ai ka punuar për modifikimin e makinës në servisin e kushërinjve të tij, Çala. Bregasi dyshohet se ka dhënë shumë informacione për hetuesit dhe do marrë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë”.

Oltian Veseli- 38 vjeç nga Kruja, i arrestuar, i dyshuar si pjesmarrës aktiv në grabitje. Ai është hoxhë i vetëshpallur në Krujë.

Elton Pikli- 32 vjeç nga Kruja, i arrestuar, me profesion kasap. Ai dyshohet se ka patur rol aktiv në grabitje, ka hyrë me armë në pistë.

Renaldo Sula- 25 vjeç, i arrestuar, i dyshuar si bashkëpunëtor i bandës.

Saimir Çela- i arrestuar në Elbasan i dyshuar si bashkëpunëtor i bandës.

I vrarë

Admir Murataj, i konsideruar si personi më i rëndësishëm “koka” e grabitjes, mbeti i vrarë në vendngjarje, vetëm pak minuta pasi ishte kryer grabitja në Rinas.
/Mapo.al


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas