Aktualitet

Rindërtimi nga tërmeti/ Rama: Shkolla “Neim Babameto” gati në 26 nëntor (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:36 - 25/07/20 |
mapo.al

Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” ishte shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit, kryeministri Rama inspektoi punimet në kantierin e ndërtimit ndërsa tha se shumë shpejt pritet të nisë ndërtimi i shtëpive apo lagjeve të banimit në Durrës.


Një vit pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” në Durrës do të hap dyert për 1064 nxënës.


Kryeministri, Edi Rama, inspektoi kantierin e ndërtimit të kësaj shkolle, nga ku deklaroi se shumë shpejt këto ambiente do të ofrojnë shërbim më të mirë për nxënësit dhe mësuesit, si dhe kapacitetet e shtuara do të eleminojnë mësimin me dy turne.


Rama: Objektivi është që kjo shkollë këtu, që ishte shembulli më dramatik i dëmit që solli tërmeti i 26 nëntorit, në 26 nëntorin që vjen të hapë dyert e të jetë shembulli i transformimit të një krize të madhe në një mundësi për një transformim të madh. Kështu do të bëhet dhe me shtëpitë, kështu do bëhet dhe me banesat kolektive.


Rama foli edhe për rindërtimin e  shtëpive individuale, për të cilat pritet që javën që vjen të mbyllet kontrata e grupit të parë.

Rama: Javën që vjen mbyllet kontrata për fillimin grupit të parë, në gjithë territorin jashtë bashkisë së Tiranës që menaxhohet nga Fondi Shqiptar i zhvillimit. Njëkohësisht edhe Bashkia e Tiranës ka nisur bllokun e parë të shtëpive individuale dhe jemi shumë afër fillimit të punëve për banesat kolektive. Në Durrës kemi disa banesa kolektive individuale, kemi dhe një bllok masiv banimi me të gjitha shërbimet, me kopsht, me çerdhe, me shkollë, me qendër shëndetësore, me postë, me stacionin e policisë, me mjedise rekreative, ambiente sportive në zonën e Spitallës, ku po punojmë ngushtësisht për të fokusuar donacionin bujar të princit të Emirateve të Bashkuara dhe jam shumë besimplotë që në fillim të vjeshtës, aty do të jemi në kantier sepse po punohet sëbashku me studion emiratase për të gjithë detajimin e elementëve të projekt zbatimit.

Shumë shpejt pritet që në Laç të nisë puna për ndërtimin e një lagjeve të reja në të cilat do të përfshihen të gjitha shërbimet.


Etiketa: , ,

Pas