Politika

Rindërtimi/ Ahmetaj: Vetëm 680 familje në çadra, 1300 shtëpi gati në pranverë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:31 - 02/02/21 |
mapo.al

Ministri Arben Ahmetaj, në konferencë për mediat me fokus ekonominë, publikoi shifrat e procesit të rindërtimit.






Ahmetaj theksoi se qeveria ka mbajtur fjalën, duke thënë se sot janë vetëm 680 familje në çadra, 13 mijë po trajtohen me bonus qiraje, ndërsa 70 mijë është shifra e aplikimeve për banesa të reja.


“Po nisim me akomodimin e përkohshëm. Kishim 11 mijë familje në çadra dhe mbi 6 mijë familje me bonus qiraje. Sot që flasim janë 13 mijë familje me bonus qiraje, 680 familje në çadër. Janë dashur shumë vendime qeverie që të strukturohet procesi. Janë 34 plane të detyruara vendore në 11 bashki. Kemi mbi 70 mijë aplikime për banesa, edhe për shkak të besimit të rritur, pasi kemi mbajtur fjalën. Huatë janë në bazë të kapaciteteve fiskale të qeverisë. Kemi bashkëpunuar me Bankën Europiane të Investimeve për rindërtimin. Do aprovohet kredia e butë”, tha Ahmetaj.







Arben Ahmetaj nënvizon se janë gjithashtu mbi 32 mijë familje, që përfitojnë nga grantet. Ministri i Rindërtimit shtoi gjithashtu se deri në pranverë do të jenë gati 1300 banesa të reja.

Lexo edhe :  Pikante nga ceremonia në Vlorë/ Rama nuk i flet as Metës dhe as Lelit



“Banesat kolektive i kemi nisur në korrik. Në maj 2020 kemi nisur me grantet në Bashkinë e Shijakut, ku kemi ndërtuar pallate dhe ambjente të përbashkëta. Janë 32 mijë familje përfituese nga grantet. 285 milionë euro janë grante në rindërtime. Kemi shumë kantierë në punë. 25 shkolla janë të përfunduara dhe në shkurt përfundojnë shumë shkolla nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në Shijak dhe një Kavajë kemi ndërtuar banesa individuale, si dhe në Farkë kemi ndërtuar po ashtu. Në gusht ka mbaruar ndërtesa e parë në Farkë. Në mes të pranverës do kemi mbaruar 1300. Vazhdon puna nga qeveria turke në Thumanë për ndërtime pallatesh e banesash. Rindërtimi është projekti më i madh buxhetor”, deklaroi Ahmetaj.



LEXO EDHE: 

Rama: Programi i PD, pa bosht dhe shtyllë kurrizore – taksa 9% për të pasurit

1


Etiketa: , , , ,

Pas