Monday, February 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rindërtimi/ FMN nxjerr blof qeverinë: Deri në shtator u realizua vetëm 8%

by mapo.al
02/12/2020
in Aktualitet, Ekonomi
0
Rescuers search at a damaged building after a magnitude 6.4 earthquake in Thumane, western Albania, Tuesday, Nov. 26, 2019. Rescue crews used excavators to search for survivors trapped in toppled apartment buildings after a powerful pre-dawn earthquake in Albania killed at least six people and injured more than 300. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Rescuers search at a damaged building after a magnitude 6.4 earthquake in Thumane, western Albania, Tuesday, Nov. 26, 2019. Rescue crews used excavators to search for survivors trapped in toppled apartment buildings after a powerful pre-dawn earthquake in Albania killed at least six people and injured more than 300. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në një raport të fundit ka hedhur dritë mbi fondet që janë shpenzuar për rindërtimin në krahasim me planifikimin fillestar në buxhetin e këtij viti.

Sipas FMN-së, është i dukshëm mosrealizimi për rindërtimin pas tërmetit, që në shtator ishte vetëm 8 për qind e totalit vjetor të buxhetuar.



Në raportin e FMN-së thuhet: “Shpenzimet totale u rritën me 5.5 për qind me bazë vjetore, po janë të nënrealizuara në krahasim me planin e buxhetit. Ky nënrealizim është veçanërisht i dukshëm për rindërtimin pas tërmetit, me shpenzimet që në shtator ishin vetëm 8 për qind të planifikimit buxhetor vjetor”.

Në buxhetin e 2020-s, shuma totale e parashikuar për rindërtimin ishte 34 miliardë lekë, ose 270 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave, deri në shtator, qeveria kishte shpenzuar vetëm rreth 22 milionë euro për rindërtimin pas tërmetit.

Tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, me pasoja shkatërruese në dëme materiale dhe 51 jetë të humbura, shkaktoi dëme prej 1 miliardë eurosh, sipas raportit të vlerësimit të nevojës pas fatkeqësisë, i hartuar me ndihmën e Kombeve të Bashkuara, Banka Botërore, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Ministrave. Një pjesë e këtyre dëmeve do të mbulohen nga qevria shqiptare dhe një pjesë nga donatorët.

FMN thotë se pritshmëritë për grante janë ulur. “Një konferencë ndërkombëtare e donatorëve e organizuar nga BE në shkurt siguroi premtime prej 1 miliard € në kredi dhe grante. Shumë zotime janë në natyrë ose kanë të bëjnë me projekte. Autoritetet kishin buxhetuar fillimisht 20 miliardë lekë (1.2 përqind të PBB-së) për rindërtim në vitin 2020, për t’u financuar nga 7 miliardë lekë në grante dhe pjesa tjetër nga buxheti. Në rishikimin e tretë të buxhetit, autoritetet ulën pritjet për disbursime të granteve në 3 miliardë lekë të marra deri më tani dhe rritën shpenzimet e përgjithshme në 34 miliardë lekë (2.2 përqind të PBB-së)”.

FMN kërkon transparencë në fondet për tërmetin
Teksa edhe në buxhetin 2021 nuk është detajuar se si do të shpenzohen fondet e parashikuara për tërmetin (rreth 28 miliardë lekë), FMN ka kërkuar qartë që të ketë më shumë transparencë. FMN thekson se “fondet e rindërtimit pas tërmetit duhet të jenë subjekt i kontrolleve të përshtatshme të menaxhimit publik financiar (PFM), përfshirë planifikimin përmes proceseve buxhetore”.

Sipas FMN-së, “është e rëndësishme të sigurohet prokurimi i duhur, mbikëqyrje e fortë, monitorim i përshtatshëm dhe raportim në kohë (përfshirë publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit), si dhe auditime të pavarura pas zbatimit.”

FMN thotë se Kontrolli i Lartë i Shtetit planifikon të kryejë dhe publikojë një auditim të shpenzimeve të lidhura me tërmetin dhe pandeminë në 2021, duke përfshirë auditimin e procedurave përkatëse të prokurimit dhe vlerësimin ex-post.

FMN i ka kërkuar qeverisë që të ulë deficitin buxhetor në 5.2% të PBB-së, ose 1.6 pikë përqindje më pak sesa planifikimi i qeverisë. Fondi rekomandton që shpenzimet kapitale për tërmetin të ruhen por paralajmëron se duke pasur parasysh dobësitë në menaxhimin e investimeve publike dhe kufizimet e finacimit, nuk ka hapësira për rritje të tjera të larta të shpenzimeve publile, pa kompromentuar cilësinë e shpenzimeve.

A mund të realizohen shpenzimet e planifikuara për rimëkëmbjen pas tërmetit?!
Në buxhetin e vitit 2020 ishin planifikuar shpenzime për rindërtimin në vlerën e 34 miliardë lekëve, ndërsa në atë të 2021 edhe 28 miliardë lekë, të përfshira në zërin e investimeve kapitale. Ndryshe nga shpenzimet e tjera kapitale, të cilat detajohen në tabela sipas zërave, një specifikim i tillë mungon për fondet e rindërtimit, si për 2020 ashtu dhe për 2021, që të paktën për rindërtimin nuk ishte një buxhet emergjence.

Sipas një postimi në facebook të ministres së financave Anila Denaj, në 26 nëntor, 21.9% e investimeve kanë përfunduar dhe 94% e buxhetit për vitin 2020 është alokuar plotësisht. Pandemia ka qenë arsyeja kryesore e vonesës, sipas deklarimeve zyrtare.

Teorikisht, fondet e pashpenzuara këtë vit mund të kalojnë në buxhetin e 2021, por, gjithnjë duke mbajtur në konsideratë parametrat e deficitit, çka e bën të pamundur që të akomodohen edhe shpenzimet e planifikuara për 2021.

Duke marrë parasysh dhe kapacitetet e kufizuara për realizimet e shpenzimeve, rrezikohet që procesi i rindërtimit të zgjatet përtej vitit 2021./ Monitor

Tags: Edi RamaFMNQeveriarindertimiTermeti i 26 nentorit

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin
Bota

Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin

06/02/2023
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Next Post
“6 mijë € si fillim se janë 3 gjyqtarë…dhe Skënderi”/ Zbardhen përgjimet e SPAK për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Korrupsion miliona lekë te burgu 313, SPAK merr të pandehur ish-drejtorin dhe një përgjegjës

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In