Aktualitet

Rindërtimi, hapet tenderi për 225 banesa në Kurbin, fondi limit 4.2 mln euro














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 01/10/21 |
mapo.al

Bashkia e Kurbinit do të ndërtojë 225 banesa individuale si pjesë e procesit të rindërtimit për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.






Tashmë në Agjencinë e Prokurimit Publik është hapur procedura me këtë objekt e cila ka një fond limit prej 517 milionë lekë apo 4.2 milionë euro. Në relacionin arkitektonik të publikuar thuhet se projekti për rindërtimin e shtëpive individuale në zonat e prekura nga tërmeti bazohet në tre modele me kosto të ulët dhe efiçencë energjie.


“Këto modele janë të trajtuara në formën e moduleve me lirshmëri kompozicionale në vetvete dhe në raport me kontekstin. Duke marrë në konsideratë vendosjen e tyre në kompozime të ndryshme lidhur me hapësira publike apo shërbime. Organizimi i planimetrisë është i trajtuar në formë modulare në mënyrë që mund të shumëfishohet apo zgjerohet në mënyrë logjike me dhoma apo hapësira shtesë sipas nevojës. Tipologjitë e shtëpive model janë të qëndrueshme dhe ofrojnë komoditet optimal jetese për banorët, ndërkohë që sigurojnë jetëgjatësi të ndërtesës.







Shtëpitë aksesohen nga fasada kryesore e cila është e orientuar nga rruga e cila lidh këto module me njëra tjetrën dhe pjesën tjetër të zonës. Përpos oborrit të përparmë, shtëpitë kanë edhe një oborr të pasmë i cili aksesohet në mënyrë direkte nga ambientet e brendshme. Ky oborr lidhet me një kopsht individual i cili do të përdoret për prodhim bujqësor.




Lexo edhe :  Rindërtimi/ Drejt përfundimit pallatet e para në Kombinat

Pas ndërtimit të secilit objekt do të realizohet plansistemimi i oborrit rrethues dhe kopshtit bujqësor, me ambiente të gjelbëruara, shtrim me materiale natyrore dhe infrastrukturën e nevojshme bujqësore”, thuhet në raport.



I njëjti nënvizon se modelet e shtëpive janë njëkatëshe, të cilat përmbajnë një, dy, apo tre dhoma gjumi, me sipërfaqe banimi 70 m2, 80 m2 dhe 105.1 m2 respektivisht.

Në secilin model hyrja shoqërohet nga një verandë e përparme e cila lidhet me para hyrjen e shtëpisë, një hapësirë “tampon” ku përdoren vetratat e xhamit dhe profile hijëzuese, e cila ndihmon në efikasitetin termik të hyrjes së shtëpisë.

Planimetria është kompakte, hyrja e shtëpisë trajtohet si një hapësirë shpërndarëse midis dhomës së ditës dhe dhomave të gjumit.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas