Aktualitet

Rindërtimi/ Rama: E ftoj opozitën të ulërasë për çdo rast spekulimi





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 26/01/20 |
mapo.al

Gjatë prezantimit të  platformës së aplikimit online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje opozitës të denoncojë raste abuzive.


Sipas shefit të qeverisë, kjo ftesë do të thotë për të edhe një masë shpifjesh nga opozita, por siç thekson ai në mes të shpifjeve mund të gjendet edhe një e vërtetë.



“Ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë jo ai që do marrë kompensimin për një dëm të lehtë të futet për një dëm më të madh që të marrë më shumë lekë sepse të gjitha këto do të monitorohen dhe kush do të kspet do të ndëshkohen. Ne kemi krijuar edhe një grup që do të bëjë vetëm këtë dhe do të bëjë vetëm testime të integritet të pasqyrës dhe këtu e ftoj opozitën që të dalë dhe të vërë ulërimin për cdo rast spekulimi individual. Natyrisht kjo do të thotë që i ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por në mes të shpifjeve, sio ka ndodhur në të shkuarën do të kemi mundësi të gjejmë edhe ndonjë të vërtetë, për ta adresuar. Por, në këtë rast jam shumë i gatshëm ta përballoj edhe një furi shpifjesh qoftë edhe për një rast të vetëm që është lënë në harresë apo është keqtrajtuar duke mos u përfshirë në pasqyrë”, tha Rama.


Po ashtu kryeministri u bëri thirrje punonjësve të administratës dhe kryebashkiakëve që të jenë korrektë në punën e tyre dhe se do i vëzhgojë në grup.

“Mos i hynë në hak askujt, bëjeni këtë punë njësoj sikur të ishit ju që keni ngelur pa shtëpi. Dhe mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar si të pastrehë njerëz që nuk kanë lidhje me tërmetin se do të dëshkoheni”, tha Rama.



Pas