Aktualitet

Rindërtimi/ Rama: Nuk ia vlen t’i ngremë pallatet aty ku ishin para tërmetit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 13/02/21 |
mapo.al

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisdim me qytetarët e Tiranës mbi çështjen e rindërtimit dhe temat e akualitetit.





Sipas kryeministrit, banorëve po i kthehet fatkeqësia në mundësi të madhe, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.


Për sa i përket lagjeve të reja, Rama u shpreh se shkaku i vetëm që pallatet nuk po ndërtohen aty ku ishin para tërmetit janë kushtet jo të favorshme, ndaj edhe banorëve do u jepet një mundësi tjetër.




“Unë besoj që është e natyrshme që secili të ketë atë ngurrimin që nga një shtëpi që e ka jetuar në një pallat, për shumë vite dhe është mësuar me atë destinacion, me atë komunitet të s’postohet në një shtëpi tjetër ku ndërtohet një lagje krejt e re.


Të gjithë ata që do të hyjnë në lagjet e reja, do të ndjehen shumë më mirë. Në një kuptim, fatkeqësia do të kthehet në mundësi më të madhe për të pasur kushte shumë më të mira, jo vetëm sa i përket apartamenteve por gjithë zonës, lagjes, mjedisit përreth.


Lagjet e reja që ndërtohen tërësisht nga e para, na japin mundësinë që qysh në projekt e themele të planifikojmë çdo gjë që i përket një lagjeje, me standardet më të mira. Duke pasur afër shërbimet esenciale, kopshtin, shkollën, qendrën shëndetësore. Sigurisht duke pasur edhe përmasat e sipërfaqes së gjelbër, më të madhe se sa aty ku ka goditur tërmeti.

Ajo që po bëjmë në të gjitha qytetet e goditura, është që aty ku është e mundur dhe ka arsye për të rindërtuar pallatin aty ku është prishur, kjo bëhet.

Në Durrës po ndërtohet një numër i caktuar pallatesh, ndërsa aty ku nuk ia vlen ,për vetë cilësinë e mjedisit, banorëve i jepet mundësia për një shtëpi të re e lagje të re.”– tha Rama.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas