Aktualitet

Rindërtimi, shtyhet edhe me 1 vit e gjysmë afati i banesave të reja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 03/11/20 |
mapo.al

Në një dalje për mediat lidhur me procesin e rindërtimit, Kryeministri Rama ka folur për shumë detaje të punimeve, ka përmendur shifra, si numri i madh i kantiereve, dhe se fondet e donatorëve do të menaxhohen nga vetë ata, për të justifikuar në një farë mënyrë vonesat.






Mirëpo, shefi i qeverisë, nuk ka përmendur asnjë afat se kur do të jenë gati banesat për mbi dhjetë mijë familje që janë të pastreha pas tërmetit tronditës të vitit të kaluar.


Për këtë u kujdes Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.







Ai u tha qytetarëve që të mos rrezikojnë duke qendruar në banesat e dëmtuara, pasi maksimumi, sipas tij, pas një viti e gjysëm apartamentet e tyre do të jenë gati.




Ky afat i ri i përmendur nga Ahmetaj, është shumë më i ndryshëm nga premtimi i qeverisë dhe Edi Ramës.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij


Kur tërmeti ndodhi, kryeministri u shpreh se dimrin që po vjen, pra këto ditë që po jetojmë, secili do të ishte në shtëpinë e re.

Një premtim i pambajtur ky, dhe ende nuk ka një qartësi të plotë se kur në të vërtetë godinat do të jenë gati.

LEXO EDHE: 

Rindërtimi/ Rama: Banorët e Shijakut do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas