fbpx

Kryesore

Ringjallet protesta studentore, nis nga Ekonomiku





               Publikuar në : 11:19 - 19/11/19 |
mapo.al

Studentët po riorganizohen për të rinisur protestat masive një vit pas protestës që mbushi rrugët e kryeqytetit dhe qyeteve të tjera dhe që u mbyll me premtimet e qeverisë në “Paktin për Universitetin”.


Lëvizja për Universitetin prej disa ditësh ka nxjerrë njoftimin për protestën e parë më 4 dhjetor 2019 në përkujtim të nisjes së protestës së vjetshme, ndërsa takimi organizator do të mbahet nesër në Fakultetin e Ekonomisë ën Tiranë.



“Dita e nesërme na gjen në Fakultetin e Ekonomisë, aty ku burokracia i ka rrënjët shumë të thella, ndërsa studenti ka si detyrë vetëm të plotësojë përgjegjësitë akademike. Por kjo, në asnjë mënyrë nuk është marrëdhënia që duam me universitetin, ndaj për këto e shumë të tjera, te salla 103, në orën 14:30 shihemi në tryezë studentore! Merre edhe shoqen/shokun me vete!”- thuhet në njoftimin e kësaj lëvizje.


kërkesat e studentëve janë po ato që ishin në protestën e vjetshme. Ata kërkojnë ulje të tarifave të studimit, të cilat janë më të lartat në Rajon dhe anullim të ligjit për Arsimin e Lartë.

Ata artikulojnë këro kërkesa në nisje të protestave të reja:

Shprehen kundër:

  • Ligjit të arsimit të lartë
  • Financimit të universiteteve private me paratë tona
  • Abuzimit me të drejtat e studentëve

Kërkojnë:

  • Arsim cilësor
  • Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
  • Përgjysmimin e të gjitha tarifave
  • Votë të barabartë studentë-pedagogë
  • Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
  • Perspektivë punësimi profesional

Gjatë ditës së hënë studentët organizatorë akuzuan drejtuesit e Universitetit të Mjekësisë se po ushtronin presion policor kundër studentëve. (video)

PRESIONI POLICOR NUK E NDALON DOT ORGANIZIMIN STUDENTOR

PRESIONI POLICOR NUK E NDAL DOT ORGANIZIMIN STUDENTOR Sot paradite studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin nisën të shpërndajnë lajmërime për tryezën e nesërme diskutuese. Me të pikasur studentët aktivistë, burokratë të zellshëm si zv-dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Gentian Stroni e të tjerë nisën të grisnin posterat dhe të kërcënonin studentët. Më vonë, në kundërshtim me ligjin dhe etikën universitare, ata kanë thirrur policinë në mjediset universitare. Kërkesës së studentëve të këtij fakulteti për t’iu siguruar një sallë diskutimi, burokratët iu përgjigjën me arrogancë. Madje, pafytyrësisht, zv-dekani u tha që për të tilla aktivitete mjediset mund të lëshohen vetëm me qira.Pyesim veten: Pse i tmerron kaq shumë burokratët një tryezë ku studentët do të diskutojnë për kushtet e studimit dhe të jetesës? Pse sapo studentët nisin të lëvizin dhe të vetëdijësohen për të drejtat e tyre qeveria e ndjen të nevojshme të dërgojë një shpurë me policë? Arsyeja është e thjeshtë: Qeveritarët dhe burokratët që janë nginjur duke abuzuar me të drejtat elementare të studentëve kanë frikë nga organizimi i tyre. Ata janë në panik nga protesta e datës 4 dhjetor. Frika e tyre është forca jonë!Pavarësisht refuzimit dhe kërcënimeve, nesër në orën 11:00 studentët do të mblidhen tek Amfiteatri i Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike. Studentët e bashkuar kanë për të fituar!

Opublikowany przez Për Universitetin Poniedziałek, 18 listopada 2019

“Studentë të Universitetit të Mjekësisë dhe aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin nisën të shpërndajnë lajmërime për tryezën e nesërme diskutuese. Me të pikasur studentët aktivistë, burokratë të zellshëm si zv-dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Gentian Stroni e të tjerë nisën të grisnin posterat dhe të kërcënonin studentët. Më vonë, në kundërshtim me ligjin dhe etikën universitare, ata kanë thirrur policinë në mjediset universitare. Kërkesës së studentëve të këtij fakulteti për t’iu siguruar një sallë diskutimi, burokratët iu përgjigjën me arrogancë. Madje, pafytyrësisht, zv-dekani u tha që për të tilla aktivitete mjediset mund të lëshohen vetëm me qira. Pyesim veten: Pse i tmerron kaq shumë burokratët një tryezë ku studentët do të diskutojnë për kushtet e studimit dhe të jetesës? Pse sapo studentët nisin të lëvizin dhe të vetëdijësohen për të drejtat e tyre qeveria e ndjen të nevojshme të dërgojë një shpurë me policë? Arsyeja është e thjeshtë: Qeveritarët dhe burokratët që janë nginjur duke abuzuar me të drejtat elementare të studentëve kanë frikë nga organizimi i tyre. Ata janë në panik nga protesta e datës 4 dhjetor. Frika e tyre është forca jonë”- thuhet në një postim në facebook të Lëvizjes për Universitetin.

Pakti për Universitetin i miratuar si VKM nga qeveria këtë vit në janar arriti të shuajë protestën duke ulur në mënyrë diferencuese tarifat për nivelin Bachelor dhe duke premtuar disa hapa të tjerë që do të plotësuar brenda vitit, por sipas një vëzhgimi të Qendrës Qytetare dhe një sondazhi të ri të kryer me studentët nga kjo qendër premtimet nuk janë mbajtur ose disa prej tyre janë mbajtur pjesërisht.

 


Etiketa: ,

Pas