Në kuadër të masave për rihapjen e vendit kanë filluar edhe aktivitetet sportive në vend. Kështu ditën e sotme janë luajtur ndeshjet Bylis-Tirana, Kukësi-Luftëtari, Flamurtari-Vllaznia dhe Laçi-Teuta
Skuadra bardheblu ka arritur të fitojë ndeshjen e sotme kundër Bylisit dhe të vazhdojë serinë maratonë pa humbje, që nga ulja e Emanuel Egbo në stol. Bylisi u shfaq një skuadër e shpërbërë ditën e sotme, teksa vetëm disa minuta para ndeshjes u mësua se Guindo është larguar dhe nuk i përgjigjet thirrjeve telefonike të klubit.
Për Tiranën ka rezultuar një ndeshje e lehtë, me bardheblutë, që kanë gjetur shpejt golin me Kobinën. Sulmuesi arrin të shënojë një gol shumë të bukur në minutën e 27, duke i hapur rrugën e triumfit bardhebluve.
Rezultati i ndeshjes Bylis-Tirana u mbyll me rezultatin 1-3. Ndërkohë nga ana tjetër në ndeshjen e luajtur mes Kukësit dhe Luftëtarit verilindorët fituan mes ndaj Luftëtarit. Rezultati I ndeshjese Kukësi-Luftëtari u mbyll me rezultatin 2-1.
Rezultatet
Bylis-Tirana 1:3
Kukësi-Luftëtari, 2:1
Flamurtari-Vllaznia 1:3
Laçi-Teuta 1:1