Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rinis sot Bundesliga, Bayern Munchen-Schalke ngre siparin, por pa tifozë

by mapo.al
18/09/2020
in Aktualitet, Sport
0

Rinis Bundesliga dhe Bajerni i Mynihut mbetet skuadra për t’u mundur në Gjermani. Si kampionë Europe, ata janë edhe më të frikshëm dhe Robert Levandovski e di këtë.

Sulmuesi polak shënoi 55 gola në 47 ndeshje sezonin e fundit, ndërsa Bajerni fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve. Në moshën 32- vjeçare, ai është 9-ta më e fortë në botë, edhe pse skuadra përreth tij do të duket ndryshe këtë sezon, pas ardhjes së Sanesë dhe largimit të Alkantarës. “Nëse luan kaq mirë se sezonin e shkuar, atëherë të gjithë i kanë sytë te ti dhe nëse do të jesh në krye, atëherë duhet të punosh akoma më fort për të qëndruar atje. Kështu që, mendoj se kjo do të jetë sfida më e vështirë për ne këtë sezon”.



Ashtu si vitin e shkuar, rivalët kryesorë të skuadrës së Flikut do të jenë Lajpcigu, i vetmi ekip i pamposhtur përballë kampionëve sezonin e shkuar dhe Dortmundi, yjet e rinj të të cilëve po rriten duke fituar eksperiencë. Bajerni e mbylli sezonin e fundit me 13 pikë avantazh nga vendi i dytë, por pjesën më të madhe të sezonit beteja ishte shumë më e ngushtë.

Rekordmenët zbritën deri në vend të 7-të në dhjetor, përpara se trajneri i ri Hansi Flik të fitonte 19 nga 20 ndeshjet e fundit të sezonit duke vulosur titullin e tetë radhazi. Kampionët e nisin sot mbrojtjen e titullit, në shtëpi kundër Shalkes, ndërsa Dortmundi luaj ndaj Gladbahut të shtunën dhe Lajpcigu që ka humbur Vernerin, pret Maincin një ditë më vonë.

Pastaj për kampionët e Europës do të jetë radha e finales së Superkupës së Europës kundër Sevijes më 24 shtator në Budapest dhe kundër Dortmundit në klasiken që do të vendosë Superkupën e Gjermanisë 6 ditë më vonë.

Pa tifozë – Pasi sezoni i shkuar u mbyll pa tifozë, një marrëveshje mes politikanëve dhe sportit të martën siguroi rikthimin e publikut për një periudhë prove 6-javore në shkallët e stadiumit deri në 20% kapacitet, por me një përjashtim të madh. Bajerni donte 7500 tifozë sot në “Allianz Arena”, por për shkak të rregullit që i mban stadiumet e mbyllura në rast se ka një valë të lartë infektimesh në rajon, e humbi këtë shans dhe sot do të luajë pa mbështetjen e publikut. Grupimet ultrase të tifozërive nuk e kanë pritur mirë përzgjedhjen e tyre për të ndjekur ndeshje me llotari.

 

View this post on Instagram

 

The Munich public health office decided on Thursday that the opening match of the #Bundesliga season on Friday against FC Schalke 04 at the Allianz Arena must in fact be played without spectators present. #FCBS04 #FCBayern

A post shared by FC Bayern München (@fcbayern) on Sep 17, 2020 at 9:16am PDT

Tags: Bayern MunchenBundesligaSchalke 04tifozët

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Nga e diela TikTok hiqet nga çdo dyqan aplikacionesh në Amerikë

Nga e diela TikTok hiqet nga çdo dyqan aplikacionesh në Amerikë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
  • 10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In