Reshjet e dy ditëve të fundit kanë bërë që të rinisin shkarkimet nga nga hidrocentrali i Vaut të Dejësdhe për pasojë të përkeqësohet situate e përmbytjeve në Shkodër. Shkarkimet vijojnë me 800 metër kub/sek. Sipërfaqja e përmbytur është shtuar me 500 hektarë tokë dhe ka arritur në 3500 hektarë. Rreth 270 banesa janë të izoluara. Aksi Shkodër-Velipojë nuk mund të kalohet nga automjetet e vogla, ndërsa rruga e Dajçit është e vështirë për tu kaluar edhe nga furgonat. Fshati Obot është izoluar sërish, me nivelin e ujit rreth 1 metër.