Rinovim ose lamtumirë! Dy rrugë ka për Gianluifi Buffon, sipas asaj që ka shkruar sot “Gazzetta dello Sport” në edicionin print dhe jo vetëm. Ish-portieri i Juventusit dhe kombëtares së Italisë nuk ka ndër mend që të mbyllë karrierën si profesionist, ende jo që tani…
Gigi, lexohet të “Gazzetta”, pret një takim me krerët e PSG për të kuptuar nëse ka mundësi rinovimi të kontratës dhe se cilat do të jenë hapësirat e tij sezonin tjetër (Tuchel ka thënë kohët e fundit se nuk ka ndër mend një tjetër rrotacion mes portierit italian dhe Areolas).
Atëherë, nëse nuk do të jetë e mundur të rinovohet kontrata, Buffon do të vlerësojë mundësi të tjera, por vetëm me një kusht: klube që luajnë në Champions League sezonin tjetër.