Aktualitet

Rishfaqet vrasësi i nënë e bijë, Marjan Rroku, kërkoi kthimin në qeli të 175 të burgosurve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:01 - 15/07/20 |
mapo.al

Shfaqet sërish Marjan Rroku, ish-agjenti i SHISH, i cili vrau 19 vjet më parë me armën e shërbimit 16-vjeçaren Alda Canaj dhe mamanë e saj Mbarime Canaj, krim për të cilin është dënuar me burgim të përjetshëm. Këtë herë, Marjan Rroku i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë ligjin e amnistisë, i miratuar nga Kuvendi në 30 janar të 2020, ku lanë qelitë e burgut 175 të dënuar, shumica gra.


Përmes një padie, Marjan Rroku ka kërkuar shfuqizimin e amnistisë dhe rikthimin në qeli të të burgosurve që përfituan, me pretendimin se ai vetë është përjashtuar nga kategoria e të dënuarve që kanë përfituar shuarje të pjesshme të dënimit penal për shkak të amnistisë, duke cenuar sipas tij barazinë para ligjit.


Marjan Rroku ka parashtruar në kërkesën e tij se amnistia e miratuar nga Kuvendi është diskriminuese ndaj të dënuarve meshkuj dhe si e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën, e cila në nenin 18 parashikon se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, duke sanksionuar ndalimin e diskriminimit mbi baza gjinore, racore, feje, etnie, gjuhe, bindjeje politike, fetare e filozofike, gjendjeje ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësie prindërore.


Gjykata Kushtetuese i ka hedhur poshtë pretendimet e Rrokut, duke rrëzuar kërkesën e tij në dhomë këshillimi. Trupa gjykuese e përbërë nga Elsa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari kanë vendosur mos kalimin e kërkesës së Rrokut për shqyrtim në seancë plenare. Sipas trupës gjykuese, “përcaktimi i kritereve përfituese ose ndaluese në ligjin për amnistinë është gjithashtu në diskrecion të Kuvendit, që vepron në reflektim të politikave penale të shtetit. Për më tepër, ligji nr. 5/2020 nuk jep amnisti për femrat e dënuara me të njëjtin lloj dënimi (burgim i përjetshëm) dhe për të njëjtën vepër penale që është dënuar kërkuesi”.


Në vendim thuhet gjithashtu se pretendimi i kërkuesit se Kuvendi ka detyrimin të miratojë ligje për dhënien e amnistisë edhe ndaj të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe se ligji nr. 5/2020 i ka cenuar parimin e barazinë para ligjit dhe parimin e mosdiskriminimit është haptazi i pabazuar. Në vitin 2001, Rroku vrau Alda Canajn e nënën e saj, Mbarime Canaj. Mbarimja u vra në përpjekje për të mbrojtur të bijën nga plumbat, me çantën e dorës. Pas krimit të tmerrshëm që tronditi Shqipërinë dhe që përkujtohet çdo 8 mars, Rroku u arratis në SHBA, për t’i shpëtuar ndëshkimit. Por, ai u arrestua dhe më pas ekstradua në Shqipëri, ku aktualisht vuan dënimin me burgim përjetë.

HISTORIA

Marjan Rroku u ekstradua në Shqipëri me datën 13 shkurt të vitit 2014, pra 13 vite pas vrasjes së 16 – vjeçares Alda Canaj dhe nënës së saj tek Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë,

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington ekstraduar rreth orës 14 e 45 minuta të së ejntes datë 13 shkurt, Marjan Rrokun i dënuar nga drejtësia me burgim të përjetshëm.

Ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Marjan Rroku është dënuar nga gjykata e Tiranës për vrasjen në rrethana cilësuese të dy femrave, ngjarje kjo e ndodhur më 29 mars 2001. 

Ngjarja në atë kohë tronditi opinionin publik për nga mënyra e ekzekutimit dhe numri i viktimave. Sipas të dhënave të shtypit keqtrajtimi, xhelozia dhe përndjekja kishin qenë arsyet që 16-vjeçarja kishte shkëputur marrëdhëniet sentimentale me ish-punonjësin e SHIK-ut, i cili nuk e kishte pranuar dot këtë ndarje dhe pas shumë tentativash të dështuara për t’u rikthyer ka ekzekutuar gjimnazisten Alda Canaj bashkë me nënën e saj mbrëmjen e 29 marsit të 13 viteve më parë.

Marjan Rroku aktualisht 42 vjeç pas vrasjes se kryer emigroi jashtë vendit dhe sipas autoriteteve amerikane jetonte me identitetin e rremë, Jeton Mirakaj.

Pas 6 vitesh ndjekje dhe hetimi Oficeri i Policisë Amerikane Kevin Connolly arriti ta prangoste shumë të kërkuarin më datë 8 shtator 2010 në zonën e Queens në Neë York në një apartament me dy dhoma gjumi.

Marjan Rroku kishte ndërtuar jetën e tij në Amerikë, ai ishte martuar dhe kishte një fëmijë. Autoritetet amerikane të drejtësisë bëjnë me dije se prej me shumë se dy vitesh e gjysëm që nga momenti i arrestimit, 40-vjeçari kishte në pronësi një kompani ndërtimi me emrin Master Design and Build inc.

Vlen të përmendet se një ndihmëse e rëndësishme për oficerin amerikan Kevin Connolly ishin dhe informacionet e mbërritura pas publikimit të rastit në emisionin televiziv ‘America’s Most Wanted’ ku deklarohej se i shumëkërkuari ishte parë në zonën e New Yorkut.

Ornela Canaj motra e viktimës ka qenë personi i cili ka bashkëpunuar ngushtësisht me autoritetet amerikane për arrestimin e vrasësit.

Ornela Canaj tashmë një rezidente në Amerikë që prej vitit 2004 kishte takuar drejtues të Departamentit të Amerikan të Shtetit dhe iu kishte rrëfyer tragjedinë në familjen e saj. Ata e drejtuan tek Shërbimi Policor Amerikan në Task-Forcën e personave në kërkim në Virgjinian Veriore.

Ornela i tregoi oficerit të ngarkuar me cështjen se: vrasjet ishin kryer nga një zyrtar i zbatimit të ligjit dhe se autoritetet shqiptare me sa duket ka bërë pak ose asgjë për të parandaluar vrasjen, pavarësisht nga lutjet e familjes që autoritete shqiptare të ndalonin Marjan Rrokun i cili prej muajsh terrorizonte motrën e saj. Autoritet shqiptare nuk reaguan dhe Marjani vrau 16-vjeçaren bashke me të ëmën.

Kaq mjaftoi që autoritetet amerikane të vlerësonin maksimalisht rastin dhe të hetonin seriozisht arrestimin e Marjan Rrokut, i cili sipas informacione dyshohej se kishte emigruar në Amerikë, 6 vite pas kërkimeve, ish-punonjesi i SHIK-ut u arrestua në banesën e tij në New York.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas