Aktualitet

Rishfaqja në publik e Kim Jong Un, Trump: Do të kemi diçka për të thënë në kohën e duhur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 02/05/20 |
mapo.al

Presidenti Donald Trump nuk pranoi të komentojë të premten mbi një raport të agjencisë shtetërore të lajmeve të Koresë së Veriut se lideri i vendit Kim Jong Un kishte bërë daljen e tij të parë në publik që nga 11 prilli.






“Unë nuk do të preferoja ta komentoja akoma”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Do të kemi diçka për të thënë për të në kohën e duhur”.


Ka pasur spekulime në lidhje me shëndetin e udhëheqësit Kim pasi ai nuk mori pjesë në festimet e përvjetorit të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung më 15 prill.





Presidenti Trump është përmbajtur në mënyrë të pazakontë të komentojë për gjendjen e Kim që kur filluan pyetjet në lidhje me vendndodhjen dhe shëndetin e liderit të Koresë së Veriut muajin e kaluar.

Lexo edhe :  Berisha non grata, Zëri i Amerikës: Meta sulmon ashpër DASH


Të dy liderët kanë mbajtur tre takime të nivelit të lartë në përpjekjet për të bindur Korenë e Veriut që të heq dorë nga armët bërthamore dhe, ndërsa Trump dhe Kim kanë kaluar mirë, nuk është arritur asnjë marrëveshje.



I pyetur nga Reuters se çfarë dinte për udhëheqësin Kim në një intervistë të mërkurën, Trump tha: “Unë di gjithçka”, por nuk dha hollësi./ VOA 

LEXO EDHE: 

U raportua se kishte vdekur, Kim Jong Un shfaqet në publik pas 20 ditësh (FOTO)

1


Etiketa: , , ,

Pas