Aktualitet

Risia e WhatsApp, tani do të funksionojë edhe pa internet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 06/11/21 |
mapo.al

WhatsApp vazhdon të testojë veçori të reja, ku tashmë aplikacioni do t’i lejojë përdoruesit ta përdorin pa internet.






Përdoruesit e Android dhe iOS do të mund të hapin WhatsApp Web në desktop edhe nëse telefoni celular nuk ka lidhje interneti.


Sipas një raporti në GSMArena, ky funksion është zyrtarisht i hapur për të gjithë përdoruesit e WhatsApp në përditësimin më të fundit të tij në të dy versionet Android dhe iOS.







Më parë, përdoruesit duhej të siguroheshin që smartphoni i tyre kryesor ishte ende i lidhur me internetin përpara se të mund të kryenin një bisedë përmes WhatsAppWeb.




Të gjithë përdoruesit që duan të përdorin këtë veçori, duhet të zgjedhin programin “Beta” në versionin e desktop thuhet në raport.



1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas