Aktorja e njohur e humorit Rita Lati sot ka ditëlindjen. Edhe pse Rita sot mbush 60 vjeçe, për vajzën e saj Roza ajo është gjithmonë 25 vjeçe.
Koha ka ndalur në shpirtin e saj, ndaj Roza Lati sërish ka zgjedhur që ta urojë nënën e saj për 25-vjetorin e lindjes.
“Sot ka 25 vjetorin kjo diva Rita_Lati!Jetofsh përgjithmonë që të më mbash edhe mua rrahjet e zemrës gjallë. Të dua. Edhe më fal për ato 1001 rastet që t’i kam tensionuar unë ty rrahjet e zemrës tënde”.
Edhe vitin e kaluar Roza e uroi nënën e saj po për 25-vjetorin duke shkruar: “Kam 15 vjet që ja bëj tortën me urimin për 25 vjetor”.