Sa herë bëhet fjalë për Rita dhe Roza Latin, ato dinë të jenë në qendër të vëmendjes, për shkak edhe të lidhjes së tyre të ngushtë me njëra-tjetrën.
Ndonëse raporti i tyre i ngjan atij si të dy shoqeve, padyshim që urdhrat e Ritës në raport me Rozën nuk duhet të kundërshtohen.
E një situatë e tillë ka ndodhur edhe sot, ku Roza ka njoftuar nënën e saj se do bëjë sërish një tatuazh të ri. Por këtë gjë Rita nuk e ka pritur mirë, ndaj ka bërë edhe një deklaratë të fortë, se do e mohonte Rozën si fëmijë nëse kjo e fundit do bënte tattoo.
“Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhgaravinë tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiz”, i ka shkruar Rita. Roza e ka postuar bisedën në Instastory dhe shkruan: “Kur merr vesh mami që do bëj tattoo”.