Rita Ora është përfolur prej disa muajsh në media se është në një lidhje me aktorin Andrew Garfield. Ndonëse u munduan që romancën e tyre ta mbanin larg vëmendjes së mediave, fotografitë e tyre u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale. Mirëpo, është zbuluar së fundmi se çifti është ndarë.
Burime pranë tyre kanë zbuluar për “The Sun” se Andrew i ka kërkuar Ritës të ndahet nën argumentin se kërkon një jetë më private. Po sipas tyre, Rita ndihet momentalisht “e copëtuar” nga kjo situatë.
“Andrew u nda me të kohët e fundit dhe ishte e vështirë për Ritën, pasi kaluan shumë kohë së bashku. Ata kaluan madje edhe Krishtlindjet dhe këngëtarja mendoi se gjërat po shkonin mirë mes tyre. Karriera e saj është gjithnjë e më shumë në rritje dhe jeta e saj është më në qendër të vëmendjes ndaj, ai i tha se donte një jetë më private”, u shprehën burimet për median prestigjioze britanike.