Arkiva

Rita Ora del me rroba banjo të vogla, e ëma bën reagimin epik







               Publikuar në : 14:41 - 08/08/19 |
mapo.al

Prej disa ditësh Rita Ora ka nisur pushimet në Ibiza të Spanjës, nga ku ka postuar foto teksa po i shijon në maksimum këto ditë relaksi. Mirëpo të gjithëve u ka bërë përshtypje fakti që Rita i ka rrobabanjot shumë të vogla për masën e saj trupore.


Dhe kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare shfaqet kështu pasi edhe pak kohë më parë u komentua për të njëjtën gjë.

Nëna e Ritës, Vera ka postuar një foto të së bijës të kapur nga paparaci dhe ka bërë një reagim epik për rrobabanjot e saj.

“Rita Ora dukesh për mrekulli, vetëm të lutem më lejo të vij me ty për të blerë rrobabanjo herën tjetër, që të sigurohem se po merr masën e duhur”, ka shkruar Vera Ora.

Xing.al


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas