ShowBizz

Rita Ora, krenare për Dafinën dhe Taynën






               Publikuar në : 10:20 - 14/08/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka shprehur edhe njëherë krenarinë që ndjen karshi vendlindjes dhe bashkatdhetareve të saj. Përmes një postimi në “Instagram”, ku duket një foto e Dafinës dhe Taynës, e cila është shkëputur nga videoklipi i tyre i fundit “Bye Bye”, Rita nuk ka ngurruar t’i falenderojë këto të fundit për faktin e të qenurit vetvetja dhe të lira.


“Mund të them pse ne vajzat nga Kosova jemi aq të mira?! Unë e dua vendin nga vi dhe dua të shoh femrat se si vetëm e marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja, si dhe të jenë frymëzim. Faleminderit vajzave që përfaqësojnë lirinë dhe i tregojnë vajzave të tjera se sa mirë është të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë. Vazhdoni vajza!”-ka shkruar Rita Ora.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas