Aktualitet

Rita Ora magjeps publikun! Performon live nga ‘Sydney Opera House














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:41 - 03/03/21 |
mapo.al

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka performuar mbrëmjen e djeshme nga ‘Sydney Opera House’.





Ajo është shfaqur  me një fustan të zi transparent, gjë që i dha një pamje mjaft të bukur në shfaqjen më të ndjekur të ShBA-së. Krahas zërit dhe vokalit të fuqishëm, Rita është e njohur gjithashtu për fizikun e saj. Ajo shqua për dukjen e saj në fustanin e zi, material sateni të qëndisur, i cili i vinte mjaft mirë në pah linjat trupore.  Vihej re se gjithashtu dhe modeli i flokëve kaçurrela të kapura lart, të cilat e bënin të dukej edhe më tërheqëse.


30-vjeçarja aktualisht ndodhet në Australi për spektaklin “The Voice”, ku nga interpretoi live këngën e saj më të fundit “Bang bang”, në një performancë mahnitëse nga ‘Sydney Opera House’.

Vokali i Ritës ishte në formën  më të mirë të mundshme teksa zëri i saj shoqërohej live nga orkestra. Shfaqja ‘Sydney Opera House’ u transmetua live në të gjithë botën.


Këngëtarja u zhvendos në Australi në fillim të muajit shkurt së bashku me disa emra të njohur të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian, pasi është përzgjedhur që të jetë pjesë e panelit të jurisë në spektalin “The Voice Australia”.


30-vjeçarja udhëtoi nga Londra për në destinacionin aktual, çka i solli asaj një karantinim 14-ditor. Aktualisht ajo është e lirë dhe po shijon kohën e saj në Australi.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas