Rita Ora, jo më larg se ditën e djeshme, u prononcua në një intervistë për një media zvicerane se do të dëshironte shumë të sillte në treg një këngë në gjuhën shqipe, duke treguar kështu se ka një lidhje tejet të fortë më vendin e origjinës.
Mirëpo, ajo ka po treguar ashtu se i pëlqen muzika shqiptare. Në një video të shpërndarë në rrjetin social “Instagram”, Rita shihet në një klub të Milanos duke kërcyer këngën “Si Bugatti” të Gjikos dhe Skerdit. Në shoqërinë e miqve dhe tejet sensuale, këngëtarja kosovare me famë botërore duket se e shijon realisht muzikën në shqip.
https://www.instagram.com/p/Bw6X2pUBvex/