ShowBizz

Rita Ora, së shpejti në ekranin e madh me një rol filmik (Foto)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 24/10/19 |
mapo.al

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora do të vijë në ekranin e madh sërish si aktore. Ajo është fotografuar së fundmi në rrugët e Londrës, gjatë xhirimeve filmike të versionit modern të “Oliver Twist”.


28-vjeçarja, e veshur me një palë pantallona të shkurtra boksi, ndodhej në shoqërinë e aktorit të njohur Rafferty Law, kur u pikas nga paparacët. Ndërkohë, mbante një kafe në duar.



Sikurse u bë me dije pak ditë më parë nga “Daily Mail”, Ora do të luajë personazhin e Artful Doger, i cili është një hajdut xhepash dhe udhëheqës i një bande kriminele fëmijësh.


Risjellim në vëmendje se këngëtarja shqiptare është shfaqur fillimisht si aktore me rolin e motrës së Cristian Grey-t, në sagën e filmit “50 Shades of Grey”.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas