Thursday, May 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rithemelimi i PD, Berisha bashkëbisedim me shqiptarët në Florida, Komisioni me deklaratë…

by mapo.al
12/12/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Gjatë gjithë ditës së sotme ish Kryeministri Sali Berisha ka komunikuar me e demokratët në rrjetet sociale si edhe me video konferenca.

Herët sot shpërndau disa thirrje ku theksonte se sot nuk është koha për dyshime, sot është koha për veprime.

Kjo duke nënkuptuar edhe hyrjen në zyrat e selisë zyrtare të Partisë Demokratike.

Ndërkohë që Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike dhe Kryetari Lulzim Basha po zhvillonin Mbledhje e Jashtëzakonshme në selinë zyrtare, mbledhje që filloi rreth orës 16, pavarësisht se ishte thirrur për në orën 15,  Sali Berisha organizoi një video konferencë, që filloi në orën 17:00, me bashkatdhetarë që jetojnë në Jaksonsville, Florida, USA.

Po gjatë ditës së sotme, Komisioni për rithemelimi e Partisë Demokratike, siç u quajt në kuvendin e 11 dhjetorit dhe të cilit ju la drejtimi deri në 22 mars 2022, doli me një deklaratë, të cilën po jua përcjellim të plotë:

Deklaratë

Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike vëren se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-tës, persona që perveç humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve.

Ju bëjmë me dije se me 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit.

Falenderojme shumicën e anëtarëve te Këshillit Kombëtar që ju përgjigjën thirrjes së Komisionit të Rithemelimit për të bojkotuar tallavanë e deputetit Basha. Ashtu siç dhe e kemi theksuar mbledhja e sotme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike.

Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike

Bëjmë me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike janë rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje, çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm.

I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se, nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi në themel të saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti për statutin e PD si kontrata jonë e përbashkët me cdo demokrat. Kurrë më në PD nuk do të shiten dhe blihen mandatet e deputetëve! Nga sot e tutje ata do vendosen me transparencë te plotë nga vota e anëtarësisë së saj përmes primareve.

Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht.

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te çertifikojë përfundimisht ndarjen nga humbësi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një anëtar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike.

Komisioni për Rithemelimin e PD

JU SUGJEROJME

Kandidatë për president, zbardhen tre emrat e parë të propozuar nga deputetët e PD
Aktualitet

Kandidatë për president, zbardhen tre emrat e parë të propozuar nga deputetët e PD

19/05/2022
Parlamenti Evropian voton për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Aktualitet

Parlamenti Evropian voton për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

19/05/2022
Presidenti i ri, mbyllet mes debatesh mbledhja e demokratëve, Alibeaj: Të shmangim përçarjen!
Aktualitet

Deputetët e PD-së në krah të Alibeajt për Presidentin e ri

19/05/2022
Publikohet video kur një danez vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji
Bota

Publikohet video kur një danez vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji

19/05/2022
Next Post
Kur Ramiz Alia dhe Leka Zogu u përballën në ambasadën franceze…

Kur Ramiz Alia dhe Leka Zogu u përballën në ambasadën franceze…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kandidatë për president, zbardhen tre emrat e parë të propozuar nga deputetët e PD
  • Parlamenti Evropian voton për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë
  • Deputetët e PD-së në krah të Alibeajt për Presidentin e ri
  • Liridon Mulaj, shkrimtari i ri që çoi panairin te lexuesi
  • Publikohet video kur një danez vrau pesë persona me hark dhe shigjeta në Norvegji



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In