Kronika

Riti i Jehovait i kthyer në një ngjarje horror në Tiranë, dëshmitë se si po tentonte ringjalljen familja Josifi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:22 - 03/07/20 |
mapo.al

U tretën, pa bukë e ujë pranë njëra-tjetrës, jo me ditë, por më javë dhe muaj… Vendosën të shkonin drejt vdekjes, per te pritur ringjalljen. Zhaneta, Anisa e Blerta Josifi janë protagonistet e një prej ngjarjeve më horror të ndodhura në kryeqytet vitet e fundit.


Historia e familjes Josifi, ku një vajzë 30 vjeçare, trupi I se cilës u gjet ne shtëpi, në fazë dekompozimi, e nëna e saj e pajetë,  ka tronditur opinionin publik. Shokun e kupton që në shkallët e pallatit…


Fqinja ngjitur familjes Josifi ka njoftuar edhe më herët policinë për sjelljet e pazakonta të tre anëtareve të familjes.


“Shkova në Komisariat, i thashë i kam në derë. Kush e di si e kanë hallin. Na vihet flaka. Kanë kaluar në depresion. Asnjëherë në tre vjet nuk e kam takuar”, shprehet ajo.


Varfëria u thellua ne këtë shtëpi gjatë pandemisë, pasi nëna dhe te bijat kanë qenë pa punë.

“I them Zhaneta ku e ke Anisën, tha ka vajtur në një vend. Mos ka ikur në Gjermani I thashë unë. Dy vjet pa dalë fare. I rashë derës. Ik më tha mos ta shoh bojën”, thotë një tjetër fqinje.

Familjarët ngrenë supet. “Kjo është një fatkeqësi”, shprehet kunati i Zhanetës.

Jashtë kamerave, ai rrëfen se vajzën e vogël, Anisën, nuk e kishin parë prej më shumë se një viti, që në mars te 2019. Nëna e saj iu thoshte se do të dilte kur të mbaronin ditët e zotit, pa i lënë të kuptonin qartë se për çfarë ditësh të zeza po fliste për fatin e të bijave dhe të vetes.

Misteri i vetëflijimit Josifi pritet të zbardhet plotësisht nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ata pritet të kenë shumë shpejt përgjigjet për shumë prej pikëpyetjeve që mbulojnë këtë histori, duke nisur që nga koha e vdekjes së Anisa Josifit dhe ajo e nënës së saj.

Burime nga Mjekësia Ligjore, sqaruan se Anisa mendohet të ketë rreth 7 apo 8 muaj që ka ndërruar jetë. Nëna e saj, 2-3 ditët e fundit.

Dëshmia e 34 vjeçares, Blertës, nuk duket se do të jetë shpejt një mundësi  për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes, pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar dhe e paqëndrueshme. Ndaj që prej mbrëmjes së të enjtes ajo gjendet e shtruar në Urgjencën e Spitalit Psikiatrik. Burimet policore bëjnë me dije se kane marre shume pak të dhëna nga blerta.  Gjate gjithë kohës qante dhe thoshte vetëm frazën “ kam humbur familjen”.

Grupi hetimor deri në orët e para të mëngjesit të së premtes ka qëndruar në vendin e ngjarjes, banesën ku jetonin prej 8 vitesh pjesëtarët e familjes Josifi.

Aty kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumë elementë që pritet të ndihmojnë hetimin si fletushka, broshura e libra fetare, si dhe vajra të ndryshëm me të cilët dyshohet se nëna e motra e vogël kanë lyer për disa kohë trupin e pa jetë të bijës së vogël së kësaj familje.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas