Sport

Rivaldo hedh “bombën”: Guardiola mund të kthehet në Spanjë…







               Publikuar në : 20:30 - 15/05/19 |
mapo.al

Rivaldo, ish-lojtar i Barcelonës, i ka dhënë një intervistë portalit të basteve “Betfair”, kompani për të cilën është ambasador. Kampioni i botës me Brazilin beson se është i mundur kthimi i Pep Guardiolës në Spanjë. Po ashtu, ndalet te nënshkrimi i mundshëm i Hazard me Real Madrid. Intriguese është “bomba” që lëshon për ish-shokun e dhomës së zhveshjes te katalanasit, se ai mund të kthehet në Spanjë, pas fitores së Premier League.


Me të drejtë, pas kësaj ngrihen spekulime se Pep mund të pasojë Ernesto Varvelde. Ky i fundit është në fije të perit, pas eliminimit të turpshëm në Champions, ndaj Liverpool. Klub tjetër, që përmbush ambiciet e Guardiolës, nuk ka për momentin në La Liga, me Real Madridin që ka “përqafuar” sërish Zidane. “Guardiola do të ketë mundësi të tjera, do t’i dalin projekte të reja përpara, me siguri. Ai ndoshta nuk do që të lëvizë këtë verë, sepse është i lumtur në Manchester, por një propozim i mirë nga Spanja mund t’i interesojë…”, – thotë Rivaldo për trajnerin e “qytetarëve”, me të cilin luajti 98 ndeshje në Barcelonë.

Arsyet që ngrenë këtë skenar hipotetik, sipas brazilianit, janë te familja: “Pep nuk i pëlqen të jetë larg nga familja dhe miqtë e tij. Mendoj se kjo nostalgji do të përcaktojë të ardhmen e tij”.
Lidhur e transferimin e mundshëm të Eden Hazard te Real Madridi, ish-futbollisti i njohur  siguron: “Kjo është lëvizja, që iu duhet të dyja palëve. Së pari, Real Madridit, sepse pas një sezoni të keq kërkon liderë të vërtetë për të reaguar. Së dyti, kjo pistë është mjaft e mirë për Hazard, sepse kërkon një sfidë më të madhe se Chelsea. 
Me moshën, pjekurinë dhe kohën e kaluar në Premier League, me siguri do të përshtatet shumë shpejt në futbollin spanjoll. Ai thjesht duhet të bëjë atë që di dhe të tregojë sa vlen”. /telesport.al/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas