Noizy i është kundërvënë keqazi Olti Currit, pasi ky i fundit ironizoi publikisht marrëdhënien miqësore dhe bashkëpunimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Reperi e ka cilësuar opinionistin si një njeri të dështuar. Mirëpo, edhe Olti nuk është kursyer në përgjigje.
“Olti Curri, rob i dështum nga jeta. S’po të them gay, se gay është Elton John, pastaj është zgjedhja jote dhe jo e imja. Gjithsesi, për studentët është me ulje firma “Ilyrianbloodline”. Për 1 vit kam bërë më shumë seç do bësh ti gjithë jetën me fotot që poston nëpër “Instagram” me marr 50 euro. Paqe dhe dashuri vlla, të fala të gjitha portaleve tani. P.S: Nuk isha aty me reklamu firmën time, isha për të firmosur një kontratë, por ti s’din çfarë janë kontratat, se je blogger”-ka shkruar Noizy në një postim në “Instagram”.
“Hahahah, Noizy e paska bo përrallën për kalamajtë që e ndjekin. Do i kisha kthyer përgjigje gjerë e gjatë, por të mbarojë abetaren njëherë dhe pastaj kismet. Ato lekët në story çoja Blerimit se mjaft luajte me lekët e huaja. Sa për seksualitetin më duket se po ma lyp, po nuk të ndihmoj dot. Kalo nga Elton John, meqë e kishe fiksim”– i është përgjigjur Olti Curri, po në të njëjtin rrjet social.
Me shumë gjasa, duke njohur natyrën e Oltit dhe Noizy-t, pritet që përplasja e tyre verbale të ketë vijim. Ndërkohë, ne nuk na ngelet veçse të presim, për të parë të tjera komente fyese.