Robert Berisha nis një histori të re dashurie me modelen Laureta Macedonci.
Roberti u shpreh se: “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”.
Të dy ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social, ndërsa modelja ka publikuar në InstaStory foto në krah të një mashkulli ku duket vetëm krahu i tij. Në sy bie tatuazhi, që është i ngjashëm me atë të Robert Berishës.