Aktualitet

Robert Budina: Jam mirë, nesër lajme rreth vërtetësisë së testit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:01 - 19/06/20 |
mapo.al

Regjisori Robert Budina ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku njofton se gjendja e tij shëndetësore, dhe e familjes është shumë e mirë. Ai ka publikuar një foto me dy fëmijët. Lajmin për prekjen e nga Covid-19 të Robert dhe Edmond Budinës, e dha sot kryeministri Edi Rama.


Artistët e njohur, kanë premtuar se do të reagojnë, dhe do të ndjekin në rrugë gjyqësore kreun e qeverisë për dhënien e këtij informacioni. Edmond dhe Robert Budina janë në krye të lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit, dhe aktualisht janë në një fushatë në rrethe për mbledhjen e firmave dhe mbështetësve të për kauzën.


Ata kanë premtuar një protestë të fuqishme në Tiranë në fund të turit, dhe kanë kërkuar largimin e qeverisë.


Më poshtë, statusi në FB:


“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tone shëndetsore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36.3 të tre. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njêjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas