Sër Elton John ka kritikuar ashpër vendimin e një kompanie ruse të filmit për të prerë skenat me marrëdhënie intime midis dy meshkujve në filmin e tij biografik “Rocketman”. E teksa shpërndarësi lokal i filmit tha për agjencinë ruse të lajmeve “Tass” se i kishte prerë skenat në përmbushje të ligjeve ruse, këngëtari britanik dhe prodhuesit e “Rocketman” lëshuan një deklaratë ku shpreheshin kundër censurës.
Elton John e përshkroi këtë të fundit si reflektim të trishtueshëm të botës së ndarë në të cilën jetojmë dhe më tutje e cilësoi mizore mospraninimin e dashurisë midis dy njerëzve.
Filmi “Rocketman” tregon rrugëtimin personal dhe profesional të muzikantit. Në të përfshihet krahas skenës me marrëdhënie seksuale mes dy meshkujve edhe një fotografi e Elton John në moshën 72-vjeçare dhe bashkëshortit të tij. “Rocketman” porsa ka dalë në kinematë botërore, ndërsa në kinematë tona do ta ketë premierën më datë 6 qershor.
Haha. Nese UK, Gjermania, Franca, USA, etj, pranojne skena homoseksuale kjo nuk do Te thote qe I tere Rruzulli duhet ta pranoje. Eshte kaq e thjeshte, disa kultura nuk e pranojne dhe nuk ka pse Te diskutohet.