fbpx

Sport

Roi Kin elozhe Kosovës: Anglia? Kanë akoma zakone të këqija





               Publikuar në : 13:24 - 12/09/19 |
mapo.al

Ish-kapiteni legjendar i Mançester Sitit, Roi Kin, i ka bërë elozhe Kombëtares së Kosovës për spektaklin që dhuroi në stadiumin e Southampton-it dy ditë më parë, kundër Anglisë.


Edhe pse pësoi një humbje me shumë gola (5-3), ish-futbollisti i famshëm irlandez, tashmë në rolin e analistit, tha se ekipi i Kosovës mund të kishte shënuar më tepër gola, pasi Anglia nisi ta nënvlerësonte pas pjesës së parë. Roi i ka kritikuar ashpër lojtarët e “Tre Luanëve”, të cilët u angazhuan maksimalisht vetëm në pjesën e parë të takimit.



“Ishte një lojë e shkëlqyer për t’u parë, por futbollistët e Anglisë duhet të jenë vetëkritikë për atë që po bëjnë. Më duhet të theksoj se Anglia ka ende zakone të këqija. Kur ndeshja duket e mbaruar, lojtarët ndalen dhe nënvlerësojnë kundërshtarin. Ata e komplikuan shumë ndeshjen, duke mos u rikthyer pas topave të humbur, për t’i mbuluar shokët e skuadrës. Nëse do të ishin në fushën e stërvitjes, do të mendoja që s’po e marrin stërvitjen seriozisht. Natyrisht një meritë të madhe kishte edhe Kosova, një ekip mjaft surprizues”, ka thënë Kin.



Etiketa: , , , ,

Pas