Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Roland Bejko: Basha ose të përjashtojë Berishën, ose të dorëhiqet

by mapo.al
07/09/2021
in Aktualitet, Politika
0

Lulzim Basha ka vetëm 2 rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht pas presionit amerikan për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen.

Qëndrimi i prerë është i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor. Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh.

“Kambanat në radhë të parë bien për Partinë Demokratike. Gjithçka që mund të ndodhë pasojat do të bien mbi PD-në. Ka shumë rrezik që nëse Berisha përjashtohet nga PD dhe ai reziston partia mund të ndahet në dysh. Nëse ndodh që Berisha të qëndrojë ambasada e SHBA mund të mos bëjë asgjë por Ramës i intereson që Berisha të jetë në Kuvend dhe ai ta përdorë politikisht.

Varianti tjetër është që SHBA ta përshkallëzojë qëndrimin ndaj PD-së. Për shëmbull të ndodhë ajo që ndodhi kur u votua reforma në drejtësi duke i marrë një nga një deputetët e PD-së. Basha jo vetëm që nuk mund t’i shmanget kësaj përballje por ka vetëm 2 rrugë. Ai ose duhet t’i kërkojë institucioneve të partisë përjashtimin e Berishës ose të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Dorëheqja i shërben vetëm z. Basha. Ajo që humbet është Partia Demokratike.

Në rast se Berisha qëndron kundër presionit të thelluar të qeverisë amerikane PD do të jetë e izoluar dhe do të ketë damkën si e para parti shqiptare që lëviz në politikë si anti amerikane. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga PD dhe ta mbronte vetë dinjitetin e tij”, tha Bejko në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Sipas tij, skenarët që janë në PD do të krijonte kosto për të dhe demokracinë shqiptare.

“Unë dua që Partia Demokratike të mos ndahet në 2 pjesë, të mos izolohet nga faktori ndëkrombëtar në Shqipëri”, tha ai.

Sa i përket emrave të qeverisë së re, Roland Bejko thotë se Rama nuk u kujdes për fatet e shqiptarëve kur foli për kabinetin e ri.

“Nuk ka nevojë që të marrësh emër për emër të gjithë ministrat. Të gjithë janë ‘Yesman’, ulin dorën dhe ngrenë dorën. I mungon një background profesional dhe politik. Në kohën e PD ka pasur personalitete që kishin çfarë thoshin. Me këtë kabinet Rama nuk u kujdes për fatet e qytetarëve shqiptarë, nuk u tha asnjë fjalë se çdo të bëhet me ekonominë apo me problemet e tjera. Ai nuk foli asgjë për qeverisjen por vetëm për mandatin e katërt. Ai pranoi faktin se PS është një makinë elektorale që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve”, tha Bejko.

Tags: Lulzim BashaRoland BejkoSali Berisha

JU SUGJEROJME

Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE
Bota

Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE

10/06/2022
Rënkime dhe deklarata provokuese seksuale, në Malmö gjeni kosha plehrash që “flasin”
Bota

Rënkime dhe deklarata provokuese seksuale, në Malmö gjeni kosha plehrash që “flasin”

10/06/2022
McDonald’s u tërhoq nga Rusia, por vendasit s’dorëzohen, zbulohet logo e versionit të ri
Arkiva 2

McDonald’s u tërhoq nga Rusia, por vendasit s’dorëzohen, zbulohet logo e versionit të ri

10/06/2022
Vajza 3-vjeçare bie nga ballkoni dhe vdes, babai i saj humbi jetën në një aksident
Aktualitet

Fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë dhe vdes

10/06/2022
Next Post
Masat e reja, bie fluksi i hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar

Masat e reja, bie fluksi i hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Komisioni Evropian mbështet anëtarësimin e Ukrainës në BE
  • Rënkime dhe deklarata provokuese seksuale, në Malmö gjeni kosha plehrash që “flasin”
  • McDonald’s u tërhoq nga Rusia, por vendasit s’dorëzohen, zbulohet logo e versionit të ri
  • Fëmija 2 vjeç bie nga kati i pestë dhe vdes
  • OKB paralajmëron rritjen e urisë kronike për shkak të luftës në Ukrainë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In