Sport

Roma dhe Lazio nuk falin, afrohen me kreun





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 24/11/19 |
mapo.al

Roma është rikthyer te fitoret në kampionat.


Pas hapit fals në javën e shkuar, ku u mposht 2-0 nga Parma, ekipi i Fonseca ka marrë një fitore komode, 3-0 përballë Brescia.



Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve. Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për vendasit.


Smalling zhbllokoi shifrat në të 49 minutë, ndërsa Mancii dyfishoi shifrat pak minuta më vonë. Goli që vulosi gjithçka mban firmën e Edin Dzeko.

Fitore arriti dhe Lazio, që mposhti në limitet e kohës së rregullt, 2-1 ndaj Sassuolo. Pas këtyre fitoreve, Lazio ngjitet në vendin e 3-të me 27 pikë, teksa Roma qëndron një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.


Etiketa: , ,

Pas