Nuk bëhet fjalë për një dhuratë të drejtpërdrejtë pasi kjo gjë ka shumë pak gjasa që të ndodhë midis dy klubeve që luftojnë për titullin dhe urrejnë njëra-tjetrën.
Bëhet fjalë për të ardhurat që UEFA i shpërndan çdo shteti në Ligën e Kampionëve në bazë të ecurisë së tyre.
Juventusi ka marrë 2.85 milionë euro më shumë nga UEFA pikërisht në sajë të eleminimit të Romës.
Nëse Roma do të ishte kualifikuar të ardhurat nga UEFa do të ndaheshin përgjysmë dhe Juventusi do të përfitonte gati tre milionë euro më pak.