Roma ka korrur një fitore të rëndësishme sonte jashtë fushës së saj, me Frosinonen. 3 gola u shënuan në pjesën e parë dhe rezultati u duk se nda aty. Fillimisht prekën rrjetën vendasit në minutën e 5, por romanët u përgjigjen shpejt, dhe për 2 minuta shënuan dy gola me Dzekon dhe Pelegrinin. Mirëpo në minutën e 80 Frosinone barazoi. Dhe në fund, in extremis Edvin Dzeko ka gjetur sërish rrjetën dhe rrugën për të marrë 3 pikë të cmuara. Me këtë rezultat, Roma arrin në kuotën e 44 pikëve, një më pak se Milani, duke u renditur në vendin e 5-të. Një betejë e fortë është në Seria A për t’u futur në zonën Champions, ku garojnë ashpër Roma e Milan, dhe pas tyre vjen Lazio.
/Mapo.al