Aktualitet

Roma në luftë me derrat, sulmojnë klientët që dalin nga supermarketi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:37 - 14/05/21 |
mapo.al

Po bëhet gjithmonë e më paradoksale situata në Romë, ku përtej problematikave që hasin të gjithë metropolet europiane, në dekadën e fundit i është shtuar edhe një tjetër, pothuajse e pabesueshme.






Bëhet fjalë për derrat e egër, që nga pyjet që rrethojnë kryeqytetin italian, duke përfituar edhe nga ligje që për vite të tëra e kanë kufizuar gjuetinë e tyre, janë shumuar në mënyrë të shpejtë, dhe në kërkim të ushqimit janë afruar drejt qendrave të banuara.


Nga periferitë e skajshme, të një territori bashkiak tejet të shtrirë, kafshët gjithçkangrënëse po i afrohen edhe lagjeve më qendrore, duke sulmuar në disa raste edhe vetë banorët.





Si në rastin e raportuar disa ditë më parë, ku shihet qartësisht një grua e sulmuar nga disa derra, në daljen e një supermarketi.

Lexo edhe :  22-vjeçarja u gjet e varur në tualet, bashkëshorti: Fituam 17 mijë € për 1 vit


Derrat ndjekin gruan e frikësuar deri sa e shtrëngojnë të lërë në rrugë qeset që ka blerë dhe të ikë me vrap e frikësuar.



Autoritetet kanë vënë gjoba të kripura, deri në 2mijë euro, për ata që i japin ushqim derrave, por edhe pëllumbave, një tjetër specie që mbizotëron në faunën urbane.

49


Etiketa: , , ,

Pas