Pas pak do të luhet ndeshja Roma vs Porto, e vlefshme për kualifikimet e raundit 1/16 e Champions Leauge.
Sipas statistikave të publikuara, shanset e Romës për ta fitur këtë ndeshje janë 38%, Porto nga ana tjetër me 34% ndërsa barazimi vlerësohet me 28%.
Roma luan më A.Mirante në portë, në mbrojtje janë të vendosur Florenzi, Manolas, F.Fazio dhe Kolarov.
Treshja e mesfushorëve përbëhet nga Pellegrini, Daniele De Rossi dhe Cristante ndërsa gladiatorët e sulmit do të jenë Zaniolo, Dzeko dhe El Shaarawy.
Nga ana tjetër Porto do të nisë me gardianin Casillas në portë. A.Telles, Pepe, Felipe dhe Eder do të jenë në mbrojtje.
Mesfusha do të mbulohet nga Santos, Pereira dhe Herrera ndërsa Brahimi, Tiquinho dhe Otavio do të jenë në sulm, me shpresën për të shënuar në portën kundërshtare.